Rreth nesh

Agjensioni Aurora Turs është themeluar në vitin 1990. Prej në fillim ka qenë i veçuar për kyçjen serioze në sferën e turizmit,ky tipar qe e dallon agjensionin prej agjensioneve tjera dhe falë këtij tipari Aurora Turs ka fituar besimin e një numëri të madh të klientëve në Maqedoni dhe Rajon.

12 Vitet e fundit ishin vite me një rritje të vazhdueshme në të gjitha sferat e e punës,duke filluar si një agjension e cila për herë të parë filloi për të promovuar turizmin stimulues, duke përfunduar marrëveshje me një numër të madh të tur operatorëve mbarë botëror të vendeve të ndryshme si: Greqi,Sërbi,Mal i Zi,Bugarijë,Kroaci,Italijë,Franca,Tunis,Dubai,Tajlandë,Indonezi,Malezi,Izrael,Mladivi,Qipro,Egjipt,Repubilka Domenikane,Kuba,Malta,Indija,Brazil,Meksiko,Argjentina, SHBA,Kinë,Rusi,Holandë etj.

Politika e punës së Aurora Turs është e fokusuar në krijimin e anrazhamaneve ekskluzive,avio biletave,turizëm koorporativ dhe biznis turizëm, organizimin e fluturimeve çarter drejt destinacioneve më atraktive të verës dhe orgaizimin e incoming anrazhmaneve  turistike. Megjithatë sipas trendeve moderne në organizimin dhe drejtimin e segmentit të rezervimit dhe lëshimit të avio biletave dhe implementimi në sistemin BSP. Aurora Turs sikurse dhe të gjitha agjensionet tjera botërore është kyçur në procesin e dhënies së avio biletave elektronike,një segment i cili në 4 vitet e fundit ka marë një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve të agjensionit tonë,me një ekip të dedikuar të puntorëve profesional,me një përvojë pune mesatare mbi 15 vjeç në segmentin e avio biletave.

 

Në vitet e fundit Aurora Turs zgjeron punën e saj në fushën e incoming tour.Në këtë aspekt aktivitetet  po ndërrmeren nga agjensionet-partnere ndërkombëtare për ti drejtuar tursitët e huaj drejt vendit tonë.

Në vitin 2000 Aurora Turs ka nënshkruar kontratë me STA Travel emëruar si GSA(general sales agent). Duke u bërë pjesë e familjës botërore të STA. Sot Aurora Turs ka një zyrë të veçantë për programet STA , agjensioni gjithashtu përfaqëson LA përfaqësuesit e ISIC –kartela internacionale studentore si dhe GSA për programin Work and Travel  në SHBA në partneritet me CCUSA etj.

Shum arritje të rëndësishme dhe rezultate të arritura në fushën e seminareve,konferencave dhe prezentimeve komercijale,sidomos agjensia ka parë rezultate të shkëlqyera në fushën e furnizimit dhe zbatimit të shërbimeve të veçanta për VIP persona. Si dh një numër të përfitimeve në realizimin  e rezervimeve në hotele si dhe shërbimeve të tjera në segmentin e turizmit.Nëpërmjet këtyre projekteve agjensioni ka demonstruar përgjegjësin e saj dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të menaxhimit dhe stafit . Është e rëndësishme të përmendet reputacioni që gëzon agjensioni në tregun e Maqedonisë.

Aurora Turs është pjesë e Odës Kombëtare të Turizmit të RM dhe gjatë kohës së funskionimit të saj ka qenë pjesë e organizacioneve më të rëndësishme si PATA,IATA,RDA,ATAM,ISIC,WYSETC,TUI etj.

 

Dhe në fund erdhem tek arritja më e madhe e Aurora Turs për të cilën arritje jemi veçanërisht krenarë, për hapjen e hotelit luksoz  Aurora Resort and Spa 5* në Berovë. Sipas Daily Telegraph National Geographic Ballkan u emërua një nga komplekset më të bukura në këtë pjesë të Europës apo edhe më gjërë.Hoteli ka një staf profesional dhe të trajnuar ,staf i cili përbëhet prej 30 personave,një kapacitet prej 100 të ftuar, të njejtit janë maksimalisht të përgaditur të përgjigjën në gjitha llojet e kërkesave koroporative dhe shërbime duke përfshirë aktivitete të ndryshme ,kongrese,seminare,samite,dhe konferenca.